Site icon Telegrafi

Shembet hoteli në Gjermani, humbin jetën dy persona – nëntë tjerë akoma të ngujuar nën rrënoja

Dy persona humbën jetën në Krov të Gjermanisë, pas shembjes së pjesshme të një hoteli gjatë të martës mbrëma, derisa disa tjerë janë akoma të ngujuar nën rrënoja.

Operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon, ku më shumë se 200 pjesëtarë kanë dalë në terren, transmeton Telegrafi.

Raportohet se 14 persona gjendeshin brenda hotelit në momentin e shembjes, ka njoftuar policia gjermane.

Një fëmijë 2-vjeçar, një burrë dhe dy gra janë shpëtuar deri më tani. Ai gjendej në afërsi të lumit Moselle, kur kulmi i hotelit fillimisht u shemb.

Në ato momente kanë arritur që vetëm pesë persona të largohen nga objekti pa pësuar lëndimin më të vogël, por nëntë tjerë kishin mbetur nën rrënoja.

Në një konferencë për mediat, drejtori i zjarrfikësve Jorg Teusch tha se janë identifikuar dy personat që kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua që humbën jetën si rezultat i drejtpërdrejt i shembjes së objektit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version