Një hangar që ishte në ndërtim e sipër në aeroportin në Boise të Idaho, SHBA, është shembur ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe pesë tjerë janë lënduar.
AP raporton se zyrtarët kompetent, kanë njoftuar se pesë personat e lënduar janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Raportohet se zjarrfikësit kanë pranuar telefonatën për intervenim në një hangar privat, ku edhe ndodhi shembja.
Nga autoritetet lokale në Boise, kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën tre persona.
E zjarrfikësit me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë arritur të shpëtojnë persona tjerë që kishin ngecur nën rrënoja.
“Skena ishte kaotike. Nuk e di shkakun, por mund të them se ishte shembje e madhe”, tha një zyrtar lokal.
Në rrjetet sociale janë shfaqur videot amatore, nga vendi ku humbën jetën tre persona dhe pesë tjerë u lënduan rëndë. /Telegrafi/
3 people killed and 9 injured in collapse of Boise airport hangar https://t.co/P3RDKLTUuE pic.twitter.com/HPjteJUHRv
— New York Post (@nypost) February 1, 2024
🚨𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚 – In what authorities are calling a mass casualties incident, a building near Boise Airport has collapsed, resulting in at least 3 deaths and 9 severe injuries.
At least 15 workers were present in the building when the collapse occurred.
First responders… pic.twitter.com/trvmH1qe4W
— Right Angle News Network (@Rightanglenews) February 1, 2024
An earlier look at the collapsed building near the Boise Airport. We’re waiting for the presser to start.
Video: @JohnMarkKrum pic.twitter.com/sgxBBCUnre
— Abby Davis (@AbbyDavisKTVB) February 1, 2024