Është shembur pak më parë një godinë katër katëshe në Shkozet me shpërthim të kontrolluar.
Ndërtesa ashtu si edhe të tjerat e shembura më herët ishte cilësuar si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit me magnitudë 6.4 më 26 nëntor.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në godinat që ndodhen në Shkozet, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave ka vendosur shembjen e saj.
Ditë më parë në Durrës u shemben me eksploziv tre pallate.
Shikojeni videon e plotë. /TCH/