Telegrafi

Shembet gjysma e kodrës, gurët mbysin gruan – publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Pamjet amatore që janë duke qarkulluar në masë të madhe në internet, shfaqin një grua e cila humb jetën pasi rrëshqet gjysma e kodrës, dhe e mbulon fillimisht trupin e saj me gurë dhe më pas e hedh në humnerë.

Santusa Nina Huallpa është goditur nga gurët e mëdhenj, derisa po rrëshqiste një pjesë e kodrës në Huancarani në provincën Paucartambo në jug të Perusë, transmeton Telegrafi.

Vdekja e 36-vjeçare është parë nga afër nga dhjetëra dëshmitarë okularë, ndërsa pjesët e trupit të saj janë gjetur më vonë të groposur nën dhe gurë.

Videoja është filmuar nga një dëshmitar okular që ishte pak metra larg nga Huallpa, e cila po qëndronte në këmbë e vetëdijshme se çfarë po e priste.

Edhe pse i kishin bërë thirrje disa herë që të largohet, ajo nuk ia vinte veshin masës – përkundrazi kthehet nga kodra dhe priste që ta godisnin gurët dhe ta “merrnin me vete”.

Disa pretendojnë se në ato momente ajo ishte e dehur, derisa disa tjerë besojnë se ishte e vetëdijshme për veprimet dhe se gjithçka kishte bërë me qëllim. /Telegrafi/