Telegrafi

Shembet dyshemeja e marketit, klientët i shpëtojnë më të keqes – kamerat filmojnë gjithçka (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dyshemeja e një marketi shembet në momentin që futet një klient.

Incidenti i pazakontë ka ndodhur në Pyatyorochka në pjesën perëndimore të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Një grua që shihet në pamjet e publikuara më poshtë për pak sa nuk e pëson, kur shembet dyshemeja e marketit.

Si pasojë e dridhjes së madhe, krijohet menjëherë një re tymi që mbulon hapësirën brenda.

Raportohet se në atë moment brenda marketit ishin tri kliente, njëra prej të cilave sapo ishte futur brenda kur edhe u shemb dyshemeja.

Nuk dihen shkaqet që shkaktuan këtë shembje misterioze, që në shikim të parë duket sikur shpërthen diqka. /Telegrafi/