Telegrafi

Shembet diga, mes dhjetëra varkave të shkatërruara edhe jahti i familjes Berluskoni (Video)

Moti i keq që ka përfshirë gjithë territorin italian ka shkaktuar shembjen e digës së portit turistik Carlo Riva në komunën Rapallo në provincën e Xhenovas.

Një skenar apokaliptik është verifikuar pas shembjes së digës, e cila ka çuar në shkatërrimin e dhjetëra jahteve luksoze, barkave me vela e skafeve të ankoruara në port e përgjatë bregdetit.

Mjetet lundruese të shkatërruara i përkasin sipërmarrësve të njohur italianë e të huaj, e një prej tyre është super jahti i familjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Komuna e Rapallo është një nga qëndrat turistike më të frekuentuara të bregdetit të Ligurias.

Aktualisht gjithë zona e lungomares së Rapallos është përmbytur nga dalja e detit. /oranews/