Një i ri ka mbetur i vdekur, si pasojë e shembjes së dheut në fshatin Llaushë të Skënderajt.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që nuk dha më shumë detaje, pasi që sipas tij Policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Telegrafi/