Site icon Telegrafi

Shembet dheu në rrugën “Tirana” në Prishtinë (Foto)

Është shembur një pjesë e asfaltit në rrugën “Tirana” përballë stacionit hekurudhor të trenit në Prishtinë.

Mendohet që kjo gjë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.

Nga shembja e asfaltit nuk ka asnjë të lënduar, mirëpo ende nuk dihen shkaqet që erdhi deri tek shembja.

Por nga kjo ngjarje një kamion është mbuluar i tëri me dhe.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore si dhe zyrtarët nga Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version