Një pjesë e dheut është shembur të martën në dalje të Graçanicës, saktësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan, duke vështirësuar kështu qarkullimin në trafik (lëvizjen e veturave).
Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi ku ka rënë dheu, dhe shihen veturat që kalojnë vetëm në një anë të kësaj rruge.
Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë intervenim për pastrimin e kësaj rruge nga dheu. /Telegrafi/