Një punëtor në Gjakovë është lënduar sot në vendin e tij të punës, ku dheu është shembur nga një objekt dhe e ka zënë atë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
Ai, tha se punëtori është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjatë ditës së sotme një person në Gjakovë është lënduar pasi që në një objekt është shembur dheu dhe e ka zënë punëtorin. Punëtorët kanë arritur ta nxjerrin nga objekti. Personi është jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendngjarje ka dalë inspektori i punës dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Kristë Gjokaj për Telegrafin.
Theksojmë se, punëtorët në Kosovë kanë mungesë të madhe të sigurisë në punë./Telegrafi/