Site icon Telegrafi

Shembet çatia në një qendër tregtare në Peru, tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar – publikohen pamjet tronditëse

Të paktën tre persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën pasi çatia e një qendre tregtare në Peru u shemb.

“Deri më tani kanë vdekur tre persona, dy burra dhe një grua”, tha komandanti i departamentit të zjarrit Gelqui Gomez.

Bëhet e ditur se shembja ndodhi në kompleksin tregtar Real Plaza në Trujillo, qyteti i tretë më i madh i vendit, që ndodhet rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit Lima, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rreth 74 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalet e afërta.

Kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon, me më shumë se njëqind zjarrfikës dhe policë që po kërkojnë.

“Ka një fëmijë të bllokuar nën strukturat metalike të çatisë”, tha Anibal Morillo, zyrtar shëndetësor i qeverisë lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version