Site icon Telegrafi

Shembet çatia e qendrës tregtare nga shirat e rrëmbyeshëm në Bangkok, klientja shpëton për “një fije floku”

Moti i ligë ka goditur Bangkokun këto ditë, ku si rezultat i erërave të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm është shembur çatia e një qendre tregtare.

Fillimisht uji rridhte nga çatia, e kurse klientë të shumtë vërejtën një gjë të tillë lajmëruan sigurimin, transmeton Telegrafi.

E sikur kjo të mos mjaftonte, sasia e ujit të mbledhur në çati bëri që copëzat e mëdha të betonit të bien brenda qendrës tregtare.

Megjithatë edhe pse nuk raportohet për të lënduar, një grua siç shihet në videon e publikuar më poshtë ka shpëtuar për një fije floku nga më e keqja.

Nuk ishin as 30 centimetra larg vendit, ku përfundoi copëza e madhe e çatisë që ra brenda qendrës. /Telegrafi/

Exit mobile version