Site icon Telegrafi

Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

Gjykata e Parisit ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me zjarrin që ka shpërthyer në katedralen Notre Dame në Paris.

“Gjithçka po digjet, asgjë nuk do të mbetet”, ka deklaruar zëdhënësi i Notre Dame, Andre Fino, transmeton Telegrafi.

E nënkryetari i Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTY se ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar t’i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales.

Megjithatë, kapiteni i zjarrfikësve është skeptik për këtë, pasi ka pranuar se është vështirë të luftohet një zjarr i tillë.

“Të futesh brenda në këto momente është shumë problematike”, ka shtuar ai para gazetarëve kur është pyetur për gjendjen e katedrales.

Lexo po ashtu Pamje nga zjarri që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris (Foto/Video)

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kurse sipas mediave lokale, zjarri kishte shpërthyer në çati.  “Çatia është shembur”, ka njoftuar një burim i televizionit francez France 24.

Katedralja 850 vite e vjetër konsiderohet si simbol i qytetit të Parisit, kurse sipas mediave botërore, vetëm gjatë vitit të kaluar e kanë vizituar afër 13 milionë turistë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar të gjitha planet përfshirë këtu fjalimin drejtuar kombit, kurse kryetarja e Parisit, An Idalgo ka shkruar në Twitter se zjarri është duke vazhduar të shkatërron katedralen. /Telegrafi/

https://twitter.com/patrickgaley/status/1117848909877895171

Exit mobile version