Site icon Telegrafi

Shembet banesa dy katëshe në Itali nga rrjedhja e gazit, një i vdekur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit dhe shembjen e një banese dy katëshe në komunën Portoferraio në ishullin e Elbës në Itali.

Skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Për momentin rezultojnë pesë persona të përfshirë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.

Një person është nxjerrë i vdekur nga gërmadhat, tre të tjerë janë të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e zonës.

Ndërsa personi i pestë për momentin rezulton ende i zhdukur dhe po punohet nën gërmadha për shpëtimin e tij.

Në vendngjarje ndodhen dhe skuadra e qenve të shpëtimit si dhe repartet operative të forcave të rendit në territor.

Exit mobile version