Telegrafi

Shemben ulëset e cirkut, të pranishmit në panik mundoheshin të largoheshin me shpejtësi

Ulëset e një cirku në Mançester të Anglisë, janë shembur papritmas duke i lënë të lënduar disa persona.

Të pranishmit kanë nisur të bëjnë panik, derisa mundoheshin të largoheshin me shpejtësi prej ulëseve që mbetën të rrënuara, transmeton Telegrafi.

“Më kishte mbetur dora nën një shufër, e nxora me shumë vështirësi. Tani kam dhimbje në shpinë dhe kokë”, ka thënë një prej të lënduarve.

Raportohet se tre të lënduar janë dërguar në spital, ku për trajtohen për lëndime të lehta, derisa shumë të tjera kanë vetëm dhimbje nëpër trup të shkaktuara nga rrëzimet.

Montimi jo adekuat i ulëseve në formë të shkallëve, besohet të ketë qenë arsyeja e shembjes së tyre njëra pas tjetrës. /Telegrafi/