Site icon Telegrafi

Shemben shkallët ku po fotografoheshin, të sapomartuarit dhe 15 mysafirë mbesin me lëndime (Foto)

Amy-Lenna Bryce dhe Andrew Hughes kanë qenë duke bërë fotografi së bashku me 15 mysafirë të dasmës së tyre, kur janë shembur shkallët e hotelit që gjendet në Londër.

Dhëndri 29-vjeçar dhe nusja tre vite më e re, kanë marrë lëndime më të lehta, sepse kanë qenë në shkallët e poshtme, por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me të tjerët, transmeton Telegrafi.

Shkallët e shembura

Dasmorët që ndodheshin lartë, morën lëndime të konsiderueshme pasi ranë nga tre metra lartësi. Derisa pesë persona ndodhen në trajtim spitalor me dëmtime mjaft të mëdha, të tjerët janë lëshuar të trajtohen në shtëpi.

Ata kanë lëndime në këmbë, kokë dhe qafë, si dhe gërvishtje të lehta, por asnjëri me pasoja për jetën.

“Shpresoj që ky fat të mos i përcjell gjatë jetës, por të përfundojnë të papriturat me kaq”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version