Katër kate shtesë të një pallati 24-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës – disa metra larg plazhit – janë shembur. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, përveç se dëmeve materiale.
Nga struktura e pallatit, e cila është ndërtuar në rërë, janë shembur katër katet e fundit që janë ndërtuar dy vite më parë.
Dy vite më parë, po në këtë zonë është shembur një pallat tjetër – pak metra më tej.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /Shqip/