Tre persiona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën pas shembjes së dy kateve të një ndërtese në Poloninë jug-perëndimore. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për edhe pesë persona të tjerë, kanë thënë autoritetet të shtunën.
Guvernatori rajonal Pawel Hreniak tha se operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të vazhdojë deri të dielën, transmeton Klan Kosova.
Daniel Mucha, zëdhënës për zjarrfikësit në qytetin Wroclaw në Poloni, tha se shembja ka ndodhur të shtunën herët në qytetin e Swiebodzice. Ai tha se rënia e dy kateve të ndërtesës mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim gazi.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Sëiebodzice dhe në Wroclaw.
Dy nga të vdekurit ishin nxënës.