Site icon Telegrafi

Shelley Duvall rikthehet në aktrim pas 20-të vitesh

Aktorja e pensionuar, Shelley Duvall do të rikthehet në ekran në filmin e ardhshëm horror “Forest Hills”.

Lajmi për 73-vjeçaren u zbulua nga Deadline të premten (28 tetor),  duke ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve.

Ky film do të shënojë herën e parë që aktorja, e cila më parë luajti në filmin horror me shumë ndikim “The Shining”, do t’i rikthehet aktrimit pas një mungese njëzetvjeçare nga aktrimi.

Në “Forest Hills” do të luajnë gjithashtu yjet si Edward Furlong, Chiko Mendez dhe Dee Wallace, shkruan DailyMail.

Filmi do të ndjekë një burrë që fillon të përjetojë vizione shqetësuese pasi pësoi një dëmtim në kokë gjatë një udhëtimi kampingu në malet Catskill.

Duvall do të luajë nënën e personazhit të Mendezit dhe ajo do të shërbejë si ‘zëri i tij i brendshëm’.

Shkrimtari, regjisori dhe producenti i filmit, Scott Goldberg dha një deklaratë për Deadline për të shprehur se sa shumë ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin adhurues të punës së Duvall në filmin e vitit 1980 të drejtuar nga Stanley Kubrick.

“Ne jemi fansa të mëdhenj të The Shining dhe është sinqerisht një nga filmat e mi të preferuar horror të të gjitha kohërave”, tha ai.

Data e publikimit të “Forest Hills” nuk është zbuluar ende për publikun.

Duvall e filloi karrierën e saj duke u shfaqur në komedinë e vitit 1970, “Brewster McCloud”.

Ajo vazhdoi të shfaqej në filma të tillë si “Annie Hall”, “McCabe & Mrs. Miller” dhe “Popeye”

Paraqitja më e fundit e Duvall në një film ishte në “Manna from Heaven”, e cila u publikua në 2002.

Pas publikimit të filmit, aktorja u tërhoq nga jeta publike dhe doli në pension në Teksas.

Ajo përfundimisht u shfaq në një episod të Dr. Phil në vitin 2016, ku foli për trajtimin dhe problemet me sëmundje mendore. /Telegrafi/

Exit mobile version