Mësuesi i meditimit, hipnozës terapike dhe meditimit terapik, Sheki Useini do të jetë pjesë e konventës më të madhe të menaxherëve të shitjes, “Suksesi është qëllimi yt”.
Kjo konventë, këtë vit do të vijë në formë të webinarit dhe do të mbahet me datën 4 dhe 5 dhjetor.
Sheki Useini, është bartës i brezit të ri në Karate – si sport luftarak. Pjesëmarrës në mbi 40 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare në Karate dhe Kikboks.
Si emigrant në Zvicër filloi karrierën e tij, për:
– Arte marciale;
– Meditim
– Himpnozë;
– Psikologji;
– Filozofi;
– Themelues dhe udhëheqës i shkollës së Karatesë në Zvicërr.
– Autor i „Kush je ti..?“ dhe „Kontrata me Shpirtin“, ndërsa, së shpejti do të sjellë librin e tij më të ri «KTHESA E MADHE – Arti i të jetuarit në maksimum».
I suksesshëm në:
– Gastronomi/Turizëm;
– Tregtinë e letrave me vlerë (aksioneve) në bursë;
– Tregtinë me metale të çmuara (Ari dhe Argjend).
„Pika e vlimit“ siç e quan Sheki, e impresionimit të tij pas Spiritualitetit, ndodhi pas qëndrimit të tij 33 ditorë në Ashramin Osho, të Indisë. U certifikua si mësues i meditimit dhe hipnozës terapike, duke u specializuar për OSHO Meditimin Dinamik, si meditim terapik.
Qëllimi dhe fokusi i tij është që me përkushtim të madh të hulumtojë për shkencën e spiritualitetit, të kuptojë ligjet univerzale, të studiojë raportin e Vetëdijes dhe Nëndijes, si dhe të ofrojë mësime për të tjerët se si meditohet dhe si praktikohet hipnoza terapike. Dëshiron të kontribojë në shoqëri, duke kultivuar vlera, si: respekti, dashuria, sinçeriteti, besnikëria dhe dinjiteti njerëzor.
“Paqja e brendshme, liria dhe lumturia janë për mua vlera, për të cilat nuk do të bëja asnjëherë kompromise.”, shkruan Sheki.
„Të folurit në publik më jep një ndjesi të jashtëzakonshme! I LOVE IT!“