Site icon Telegrafi

Sheqerinska nga Gostivari: Nuk ka të ndalur, Maqedonia do të jetë e lirë (Video)

Radmila Sheqerinska, zëvendëskryetarja e LSDM, ka mbajtur një fjalim gjatë protestave të sotme para të “Revolucionit Laraman” në Gostivar ku ka folur për kthimin e drejtësisë, lirisë dhe demokracisë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse nuk mund të flas në më tepër gjuhë, jam këtu së bashku me ju në mes njerëzve me të cilët kuptohemi edhe në gjuhë të ndryshme, të tillë ka shumë në Gostivar dhe për çdo ditë janë në numër më të madh. Na grindën, na rrahën, na ndanë, na gënjyen, sepse vetëm në kaos dhe vetëm në grindje mund të vjedhin të qetë.

Prandaj dëshirojnë të na grindin mes veti, fqinj me fqinj, qytetarë me qytetarë, njerëz në parti dhe njerëz jashtë partive, por ky është shtet i të gjithëve dhe shtet që patjetër të jetë për të gjithë”, ka thënë mes tjerash Shekerinska në Gostivar.

Për më tepër ndiqeni videon./Telegrafi/

Exit mobile version