“Ajo që do të ndodhë në dy javët në vazhdim do të ketë pasoja të gjëra dhe afatgjate, pozitive, presim në aspektin e sigurisë dhe klimës politike në Republikën e Maqedonisë. Marrja e datës për fillim të bisedimeve me BE-në dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të jenë motiv plus për të vazhduar me këto prioritete të reformave të përforcuara për të cilat jemi të bindur se do të marrim përkrahjen e Kuvendit”.
Këtë e theksoi zëvendësministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj gjatë hapjes së mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga kuvendet e vendeve të Evropës Juglindore, nikoqir i së cilës është Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për bashkëpunim të sigurisë – RAKVIJAK.
Ajo theksi se marrëveshjet e arritura me Bullgarinë dhe me Greqinë janë rezultat i politikave të reja qeveritare të cilët japin kontribut të madh në stabilitetin dhe paqen rajonale dhe punën aktive të bashkëpunimit të sigurisë.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Maqedonisë Talat Xhaferi, ndër tjerash iu referua marrëveshjes me Greqinë dhe me Bullgarinë me të cilat, sipas tij, Republika e Maqedonisë jo vetëm që ka rregulluar marrëdhëniet bilaterale me fqinjët, jo vetëm që ka de-bllokuar rrugën e saj ndaj organizatave euroatlantike, por jep kontribut historik në stabilitetin, paqen dhe perspektivën euroatlantike.
Në forum u drejtua edhe drejtori i RAKVIJAK Hajdar Berg, ndërsa e hapi kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri pranë Kuvendit të Maqedonisë, deputeti Hari Lokvenec.