“Maqedonia javën tjetër do të fitojë ftesën për anëtarësim në NATO dhe për disa muaj do të fillojë procesi i ratifikimit të protokolleve”, deklaroi sot Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Mbrotjes, Radmilla Sheqerinska e cila informoi sot në seancën e qeverisë se është miratuar rishikimi mbrojtës strategjik.
Ministrja Sheqerinska theksoi se Maqedonia në Samitin e ardhshëm më 11 dhe 12 korrik në Bruksel do t’i jepet ftesa për anëtarësim dhe më në fund Maqedonia do të jetë pjesë e Aleancës më të madhe në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska gjithashtu tha se Maqedonia që nga viti 2004 nuk ka pasur rishikim mbrojtës strategjik dhe se më në fund ashtu siç tha para 1 viti, kjo Qeveri shpalli këtë dokument të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes.
“Arritëm të mbarojmë me afatin prej një viti për këtë dokument ambicioz i cili është vendimtar dhe definon mbrojtjen dhe zhvillimin e saj, definohet agjenda në sferën e mbrojtjes”, tha Sheqerinska duke shtuar se Maqedonia do të fitojë mbrojtje në pajtim me standardet e NATO-s e cila do të japë kontribut jo vetëm në sigurinë e shtetit, por të gjithë rajonit./Telegrafi/