Zëvendëskryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska e shoqëruar nga anëtarja e KE të LSDM dhe nënkryetare e Kuvendit të RM, Renata Deskoska, sot kanë realizuar një takim me zëvendëskryetaren e Riksdagut të Mbretërisë së Suedisë, Esabelle Dingizian, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni, për rrjedhën e bisedimeve dhe nevojën e qytetarëve për zgjidhje të shpejtë të krizës politike përmes organizimit të zgjedhje të drejta dhe demokratike, thuhet në njoftimin e LSDM.
“Pushteti ik nga Marrëveshja “Përzhino” sepse ajo siguron zgjidhje për organizimin dhe zbatimin e zgjedhje të drejta dhe të rregullta nga të cilat ata kanë frikë”. LSDM së bashku me qytetarët qëndron fuqishëm në atë se opsion i mundshëm janë vetëm zgjedhjet e rregullta”, ka thënë mes tjerash Shekerinska.
Në takim është konstatuar nga të dy palët se nevojiten institucione demokratike të cilëve do tu besojnë qytetarët, si dhe ripërtëritje të proceseve demokratike që do të sigurojnë ardhmëri të qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin, thuhet në komunikatën për mediat./Telegrafi/