Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Deklaratat nga Rusia nuk janë pozitive, por i them të gjithëve se vendimet strategjike janë tonat

Thirrjet që kemi marrë nga Rusia nuk kanë qenë pozitive kohët e fundit, por nuk është befasi, sidomos pas pikëpamjeve të vitit të kaluar, ku Rusia ka një mendim të caktuar për qëllimet tona strategjike. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të investojmë në marrëdhënie të mira, po edhe me të gjithë, fqinjët tanë dhe vendet e tjera, përsërisim të njëjtën fjalë se vendimet strategjike janë tonat.

Kjo deklaratë e zv. ministrës për mbrojtje Radmilla Sheqerinska pas vizitës Spitalin ushtarak në Shkup.

Ajo theksoi se nga viti 1992 ky vend ka shprehur konsensusin kombëtar për anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Nuk përzihemi në punët e të tjerëve, por dua që vendimet tona të jenë tonat. Në këtë mënyrë mbërohet suverniteti, në këtë mënyrë mbrohet pavarësia, në atë mënyrë mbrohet vendi i vetëm, tha Sheqerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version