Telegrafi

Sheiku i thërret devetë me emër – dhe ato i përgjigjen atij

Sheiku Hamdan bin Mohammad bin Rashid Al Maktoum, njëherit i Princi i Kurorës së Dubait dhe Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Dubait, ndau një video në Instagram duke komunikuar me dy deve të tij, të cilat quhen Emaar dhe Fares.

Në video ai është ulur në ulësen e shoferit në Mercedesin e tij të famshëm “Mercedes G-Class”, duke i thirrur devetë e tij dhe të cilat i ushqen ato nga dritarja, përcjell Telegrafi.

“Hajde këtu Fares, hajde këtu Emaar”, i thërret ai kafshët.

Pastaj të dy devetë vendosin kokën në dritaren e veturës së tij, dhe ushqehen nga dora e sheikut.

Dhe ato e përqafojnë pronarin e tyre, ndërsa ai buzëqesh.

Sheiku Hamdan ka qenë gjithmonë dashamirës i kafshëve, dhe shihet se si i trajton ato me butësi.

Princi i Kurorës edhe më herët ka ndarë video të ngjashme në rrjetet sociale, por me kafshë të tjera. /Telegrafi/