Telegrafi

Sheiku saudit, 10 mln USD për këpucën që u hodh ndaj Bush

Motivi i kësaj oferte është ai i “kthimit të një pjesë të dinjitetit arab, nëpërkëmbur nga politika e administratës aktuale amerikane”.

“Kam paratë gati dhe do t’i dorëzojë në këmbim të një këpuce të al Zeidi”- ka thënë Makafah, duke shpjeguar se e konsideron objektin e ‘krimit’ si më të cmuarin ndër gjitha të mirat që ai ka. Sipas tij, ‘këpuca do të jetë pjesë e trashëgimissë së fëmijëve për t’u bërë simbol në emër të një medaljeje për lirinë’.

Sheiku saudit ka gjetur mbështetjen edhe të shumë të tjerëve për të plotësuar shumën që kërkohet nëse nuk do të mjaftojnë dhjetë milionët.

“Jam i sigurt se këpuca do të kushtojë më shumë sesa mund të shpenzoj unë, por këtë nuk e bëj për arsye komerciale”,ka thënë ai.

Gazetari, i bërë tashmë thuajse një hero kombëtar ka marrë edhe një ofertë pune. Një televizon privat libanez, New Tv i ka ofruar një vend pune, në lajmet e mbrëmjes. Madje i kanë thënë se rroga e tij do të lidhet që nga momenti që ai i qëlloi me këpucë Bushit.