Telegrafi

Sheiku nga Katari i interesuar për investime në Ohër

Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani nga Katari ka qëndruar në Ohër për disa ditë, ku ka shqyrtuar disa vende të lira për ndërtim të hoteleve.

Ai ka realizuar takim me kryetarin e Ohrit, Jovan Stojanoski, të cilit i janë prezantuar mundësitë për investime në fushën e turizmit dhe hotelierisë. Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga vetëqeverisja lokale, pas prezantimit për investime, mysafiri nga Katari ka vizituar disa nga lokacionet e propozuara dhe ka paralajmëruar se së shpejti do ta njoftojë kryetarin e Ohrit për qëllimet e tij konkrete për investim./Telegrafi/