Telegrafi

Sheiku i nervozuar me punëtorët, i heq dyert nga zyrat e shefave

Udhëheqësi i Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al Maktoum, është ende i zemëruar me drejtuesit e shërbimeve publike, të cilët më herët nuk i kishte gjetur në vendin e punës në ora 7:30. Ndaj, për të parandaluar këtë urdhëroi që të hiqen dyert nga zyrat.

Inspektimi i befasishëm i tij u bë të dielën – që është ditë pune në Dubai – pas së cilës nëntë zyrtarë kanë humbur vendet e punës.

Lajmi bëri jehonë të madhe nëpër botë, por suspendimet nuk ishin masat e vetme që merr ai.

Sheiku publikoi edhe një video në të cilën shpjegon se është e rëndësishme që mes menaxherit dhe të punësuarve nuk duhet të ketë barriera, ndaj urdhëroi që të hiqen dyert e zyrave të menaxherëve!