Liverpooli është klubi i radhës nga Liga Premier që po shënjestrohet nga pasanikët nga Lindja e Mesme.
Edhe pse klubi nga Merseyside është stabilizuar në aspektin financiar nën drejtimin e John W. Henry dhe kompanisë investuese amerikane, Fenway Sports Group, një ofertues nga Emiratet e Bashkuara Arabe beson se mund ta blejë.
Besohet se prapa kësaj oferte qëndron vëllai i Sheikh Mansour (pronarit të Manchester Cityt), Sheikh Khalifa, i cili është president i EBA dhe ka pasuri prej 38 miliardë eurosh.
Daily Star raporton se ai ofron 700 milionë funte (885 milionë euro) për ta blerë Liverpoolin. /Telegrafi/