Pas vizitës që i bëri skuadrës së Prishtinës në stadiumin e kryeqytetit, sheiku Al Dahash ka angazhuar agjentët e tij që të marrin sa më shumë informacione për qendërmbrojtësin e Prishtinës, Liridon Kukajn, i cili thuhet se i ka lënë shumë përshtypje atij gjatë seancës stërvitore.
Emri mbiemri dhe numri i fanellës së Kukajt, tashmë është në listën e sheikut, dhe sipas menaxherëve që ishin në shoqëri me Al Dahash, Kukaj shumë shpejt mund të përfundojë në skuadrën arabe, Al Hilal. /Zëri/Telegrafi/