Burak Ozcivit është një prej aktorëve më të preferuar në shtetin turk, por edhe në Lindjen e Mesme.
E duke parë këtë ndikim të madh në shtetet arabe, sheiku El Maktum, i cili për momentin po jeton në Stamboll, ka menduar ta angazhojë aktorin edhe në disa projekte reklamuese.
Në fakt, themelues i kompanisë ndërtimore AVM, këtë herë pretendon ta zgjerojë biznesin edhe në New York.
Për realizimin e këtij projekti të ri, është propozuar që Ozcivit të realizojë reklamën së bashku me ish-futbollistin anglez David Beckham.
Vlen të theksohet se mediat turke kanë raportuar se për reklamimin e këtij projekti në Stamboll dhe në lindjen e Mesme, Burak Ozçivit fitoi më shumë se 1.2 milionë euro. /Telegrafi/