Site icon Telegrafi

Sheiku Al Dahash mysafir i FC Prishtinës

“Është hera e parë që jam Kosovë dhe po ndihem shumë mirë me vendin dhe njerëzit këtu. Presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin, e kam mik shumë të mirë dhe me ftesën e tij jam këtu. Kemi nisur një bashkëpunim me këtë klub dhe besojë se në të ardhmen ky bashkëpunim do të zgjerohet”, tha sheiku arab, Al Dahash.

Në anën tjetër presidenti i FC Prishtina, ka thënë se është kënaqësi të kemi këtu një afarist siç është Al Dahash.

Ai thotë se tashmë bashkëpunimi me të ka nisur dhe shumë shpejtë do të realizojmë një vizitë në Arabinë Suadite tek skuadra e madhe Al Hilal, por sipas Ejupit, kjo nuk do të jetë e tëra pasi që në të ardhmen e afërt beson se bashkëpunimi i tyre do të zgjerohet edhe më shumë.

Shumë shpejtë mund të realizohet transferi i parë i një lojtari të Prishtinës në drejtim të futbollit të Arabisë Saudite. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version