Telegrafi

Sheikh Mansour mohon planet për të blerë Realin

Përfaqësuesit e Sheikh Mansour kontaktuan gazetën spanjolle AS gjatë kësaj jave për të mohuar spekulimet e muajit të kaluar se multi-miliarderi arab planifikonte të ofrojë 1 miliardë euro për Real Madrid.

“Sheikh Mansour nuk ka autorizuar asnjë ofertë për të blerë klubin e futbollit Real Madrid dhe nuk ka synim të bërë një hap të tillë”, thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve të pronarit të Cityt./Telegrafi/