Telegrafi

Sheikh Jassim ka konfirmimin se plani i tij i transferimeve te Man United nuk mund të realizohet

Sheikh Jassim i është thënë se nuk ka asnjë shans që lista e tij e preferuar e transferimeve të realizohet te Manchester United.

Glazers po këmbëngulin se politika e transferimeve nuk do të ndryshohet pasi ata konsiderojnë shitjen e klubit.

Ofertuesi Sheikh Jassim ka plane të mëdha blerjeje nëse ka sukses të bëhet pronar, por Glazers nuk do të veprojnë sipas asnjë sugjerimi të tij.

Lexo po ashtu Ylli i madh po e ndihmon Manchester Unitedin në transferimin e Neymarit

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano tha për Givemesport: “Ajo që mund të themi është se, me Glazers, kjo nuk është absolutisht një temë”.

“Sigurisht, ata nuk po punojnë për këtë apo Neymar sepse ne e dimë që Glazers po shkojnë në një drejtim tjetër”.

Duket se Manchester United do të shkojë në duart e sheikut, mirëpo pronarët aktualë nuk duan të shpenzojnë asnjë cent pa qenë të sigurt nëse do të kryhet operacioni. /Telegrafi/