Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani thuhet se po mendon të blejë një klub tjetër në vend të Manchester Unitedit, pas vonesave të shumta.
Kanë kaluar 11 muaj që kur familja Glazer njoftoi për herë të parë se po eksploronte alternativa strategjike për Unitedin, të cilat mund të rezultojnë në një shitje të plotë të klubit.
Pavarësisht disa ofertave përkatëse nga bankieri i Katarit, Sheikh Jassim dhe miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe, të cilët thuhet se e kanë vlerësuar klubin në mbi 5 miliardë euro, Glazers mbeten në vend në Old Trafford.
Ndërsa pritja vazhdon për një vendim nga pronarët amerikanë, mediumi Sky Sports njofton se Sheikh Jassim është tërhequr nga blerja e Djajve të Kuq.
BREAKING 🚨: Sky News understands Qatari businessman Sheikh Jassim bin Hamad al Thani has withdrawn from the process to buy Manchester United 🔴 pic.twitter.com/np9ILZ3Qr4
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 14, 2023
Në anën tjetër, mediumi italian Tuttomercatoweb raporton se miliarderi nga Katarit tani mund t’i ketë sytë te blerja e gjigantit të Serie A, Inter.
Interi, i cili ishte finalisti i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, aktualisht është nën pronësinë e familjes kineze, Zhang, me 31-vjeçarin Steven Zhang, i cili u bë kryetari më i ri në historinë e klubit në vitin 2018.
Megjithatë, me një afat të afërt të ri-pagimit të kredisë të vendosur në maj 2024, janë ngritur pyetje në lidhje me të ardhmen afatgjatë të Zhang në klub, me Raine Group që thuhet se ka qenë në kërkim të blerësve të mundshëm.
Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, who has reportedly been interested in acquiring Manchester United, had taken an interest in #Inter. Although, Steven Zhang’s asking price of €1.2B has been deemed too high. 🇶🇦
[@TuttoMercatoWeb via @marcoconterio] pic.twitter.com/HnXIXvfxsh
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) October 12, 2023
Tuttomercatoweb pretendon se Sheikh Jassim ka hyrë në garë si një ofertues i mundshëm për blerjen e skuadrës së Serie A.
Megjithatë, mediumi italian pretendon se një pikë e rëndësishme debati është çmimi, me Zhang që thuhet se vlerëson klubin 1.2 miliardë euro.
Sheikh Jassim thuhet se nuk është i prirur të përmbushë çmimin e kërkuar Zhang, duke çuar në një bllokim aktual të negociatave. /Telegrafi/