Site icon Telegrafi

Sheikët arabë të Newcastle janë afër blerjes së Interit për 1 miliard dollarë

Fondi saudit i investimeve publike (PIF), i cili tashmë bleu Newcastle United – do të blejë Interin nga Suning Group për 1 miliard dollarë apo 884,109 milionë euro, gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk është hera e parë që ka pasur raportime për interesim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite për kampionët e Serie A.

Sipas International Business Times, marrëveshja është bërë tashmë mes palëve dhe dokumentet do të mbërrijnë në selinë e Interit gjatë ditëve të ardhshme.

Sugjerohet se kostoja e operacionit është plot 1 miliard dollarë apo afërsisht 884,109 milionë euro ose 744,56 milionë funte.

Lexo po ashtu Sheikët e rinj të Newcastle nuk ndalen, duan të blejnë edhe Interin

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Suning Group njoftoi se kriza e tyre e borxhit po lehtësohej, por dihet mirë se biznesmenët kinezë kanë kërkuar investitorë të rinj prej disa kohësh.

Interi thuhet se ka një humbje prej 13 milionë euro në muaj, pavarësisht se shiti në verë yje si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi.

Në anën tjetër, PIF tashmë ka përfunduar blerjen e diskutueshme të klubit të Ligës Premier, Newcastle United, në muajin tetor.

 

Është pjesë e një plani më të gjerë që autoritetet saudite të bëhen një lojtar kryesor në botën e sportit dhe veçanërisht të futbollit.

PIF thuhet gjithashtu se është në bisedime për të blerë skuadrën e Ligue 1, Olympique Marseille dhe një ekip të pazbuluar të ligës elitare braziliane. /Telegrafi/

Exit mobile version