Deputeti i opozitës, Tritan Shehu, ka kërkuar sot gjatë fjalës së tij në Kuvend një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Ai e ka konsideruar heshtjen ngdaj kërkësë së përgatitur nga opozita një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin.
Shehu tha se heshtja ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.
“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, brenda të gjitha standardeve për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Atje ka edhe një kërkesë që i drejtohet qeverisë shqiptare, për të asistuar qeverinë e Kosovës pranë gjykatës ndërkombëtare, për njohjen e këtij gjenocidi, gjë që qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë sepse nuk është pjesë e organizatës së Kombeve të bashkuara. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”, tha Shehu. /Telegrafi/