Site icon Telegrafi

Shehu: 13 të shëruar nga Prizreni, mbesin edhe 47 raste aktive me COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu njofton se sot në këtë komunë rezultojnë 13 shëruar nga coronavirusi.

Shehu në RTV Dukagjini thotë se numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prizrenit ka shkuar në 35.

“Në Komunën e Prizrenit kanë mbetur edhe 47 raste me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit thotë se edhe katër persona me COVID-19 nga kjo komunë janë për trajtim në Klinikën Infektive.

“Lajm i mirë është se një person nga komuna jonë që është në trajtim me hemodalizë e që është i prekur edhe me COVID-19 është lëshuar për trajtim në shtëpi”, deklaroi ndër të tjera Visar Shehu./Telegrafi/

Exit mobile version