Telegrafi

Sheholli: Në Veri nuk vjen erë Kosove (Video)

Ish gazetari dhe njohësi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Fatmir Sheholli, ka thënë se komunat serbe në Veri të Kosovës nuk janë të integruar dhe se shteti atje nuk është fare prezent.

“Po e them haptas se në katër komunat e Veriut të Kosovës nuk ka erë Kosovë e as shtet të Kosovës”, ka thënë Sheholli në Klan Kosova.

Ai megjithatë tha se në komuna të tjera me shumicë serbe, por që nuk janë në Veri të Kosovës, gjendja është shumë më e mirë.

“Sa u perkat komunave si Graçanica, Novobërda, Parteshi, Kllokoti e të tejra, ato janë të integruar si duhet, edhe pse ka pak probleme edhe këtu, mirëpo këto qëndrojnë shumë më mirë se ato në Veri”, ka pohuar Sheholli, i cili njihet si një personalitet kontravres dhe i njohur për bashkëpunim m eregjimin e Millosheviqit në kohën e pushtimit të Kosovës.