Site icon Telegrafi

“Sheherzadja” me një video mesazh të fuqishëm për prindërit rreth fëmijëve

Berguzar Korel nuk është aktive në rrjetet sociale.

Ato i përdor vetëm për të promovuar punën e saj, por kësaj radhe për herë të parë në llogarinë personale në Instagram, ku ka publikuar një video me një kauzë të veçantë.

E pa rregulluar dhe në rroba shtëpie, aktorja më mirë e njohur me rolin e Sherezades, në serialin “1001 Gece”, iu është drejtuar prindërve që të inkurajojnë fëmijët nëse ngacmohen dhe abuzohen seksualisht, të rrëfehen dhe tregojnë rrëfimin e tyre.

“Ju lutem, nuk është turp, nuk është një situatë e turpshme. Fëmijët të bëjnë zhurmë kur ata përjetojnë një situatë të tillë dhe duhet t’ju tregojnë menjëherë; mësoni ata se pala tjetër është fajtore, pakënaqësia, neveria dhe se duhet të dënohen. Kur fëmijët thonë se nuk kanë frikë dhe se janë gjallë, gjithmonë tregojuni se do të jeni me ata”, ka thënë ndër tjerash aktorja.

Aktorja theksojmë se është e martuar me aktorin, të cilin e kishte njohur në serialin e lartcekur, Halit Ergenc.

Kujtojmë se në mbarë botën ka nisur një kampanjë kundër abuzimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj femrave.

Ndryshe, bukuroshen turke do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version