Site icon Telegrafi

“Sheherzadja” heq dorë nga aktrimi

Berguzar Korel është një ndër artistet më të famshme turke që ka shumë fansa shqiptarë.

Artistja ka dhënë një lajm të hidhur për shumë mbështetës duke thënë se po tërhiqet përkohësisht prej botës së aktrimit.

Këtë e ka bërë të ditur në ditën e promovimit të një reklame, ku protagoniste kryesore është kolegia e saj, Serenay Sarıkaya.

“Jam bërë shtëpiake”, tha aktorja 36-vjeçare duke thënë më tutje “se do të pushojë për një periudhë kohore”.

Së fundi, aktorja ishte pjesëmarrëse në serialin ku protagonist kryesor te meshkujt ishte bashkëshorti i aktores, ‘Vatanim Sensin’.

Lexo po ashtu "Sheherzadja" dhe "Onuri" me prejardhje shqiptare?

Mediat kanë raportuar se familja e nënës së aktorit turk të njohur si “Sulltani” ka prejardhje nga Shqipëria, gjersa ka treguar se edhe familja e Sheherzades i ka rrënjët në Shqipëri.

Ndryshe, Erginc është duke punuar në projekte të reja të serialeve, por edhe të filmave. /Telegrafi/

Exit mobile version