Site icon Telegrafi

‘Sheherzadja’ festoi ditëlindjen e 40-të dhe po shijon pushimin nga bota e televizionit me bashkëshortin e saj

(Foto: Takvim)

Aktorja e njohur turke, Berguzar Korel, ka festuar ditëlindjen e 40-të dhe me këtë rast ka shpërndarë një sërë fotografish nga festa, në të cilat ishin të pranishëm bashkëshorti dhe miqtë e saj të ngushtë.

‘Sheherzadja’, e cila vjen nga një familje e njohur aktorësh, ka luajtur rolin e saj të parë në serialin “1001 net” (“Binbir Gece”), i cili mori popullaritet botëror dhe pikërisht për këtë serial e kujton edhe publiku ynë.

Aty aktorja luante përkrah bashkëshortit të saj, Halit Ergenc dhe përveç faktit që luanin partnerë në serial, kjo u transferua edhe në jetën e tyre reale. Çifti i cili u martua në vitin 2009, edhe sot e kësaj dite po shijon dashurinë e tyre, ndërsa tashmë 40-vjetorin e saj e festuan duke u përqafuar.

Në Instagram, Berguzar ka shpërndarë një sërë imazhe duke treguar si shkoi festa, ndërsa bën shaka me ndjekësit duke i pyetur një gjëegjëzë.

Lexo po ashtu Ku ndodhen ‘Sheherzadja’ dhe ‘Onuri’ – për shkak të saj, ai braktisi gruan shtatzënë, kurse ajo e la të fejuarin

“Kur u njohëm, Haliti ishte shtatë, kurse unë 18 vjet më e vogël se mosha aktuale. Sa vjeç mendoni se jam?”, ka shkruar aktorja duke i falënderuar të gjithë ata që ia kanë zbukuruar ditëlindjen.

Çifti i famshëm festuan 13 vjetorin e martesës në fillim të gushtit dhe së bashku kanë tre fëmijë, djemtë Ali dhe Han dhe vajzën Leyla. Edhe pse u përfol se po shkurorëzoheshin, ata janë më të lumtur se kurrë.

Dy aktorët aktualisht po pushojnë nga bota e televizionit. Ata jetojnë në një nga lagjet më luksoze të Stambollit, ndërsa shpesh shkojnë në Londër, ku kanë një shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version