Çifti i njohur turk Berguzar Korel, e njohur me rolin e saj si “Sheherzadja” dhe Halit Ergenç, i njohur si “Onuri” te seriali “1001 netë”, apo edhe në rolin e “Sulltanit” te “Shekulli i Madhërishëm”, po qëndrojnë për vizitë në Londër.
Përmes disa fotografive në Instagram çifti kanë treguar se sot ndodhen në një kafe të Londrës “Cafe Phillies”, ku kanë kaluar kohë të mirë.
Në një bisedë ekskluzive për RTV21.tv, punëtorja e lokalit Meri Havolli ka treguar për takimin e tyre me dy aktorët e njohur turk, me të cilët ka shfrytëzuar rastin të bëj edhe një fotografi.
Në këtë takim ajo ka zbuluar edhe një detaj ekskluziv. Çifti turk në bashkëbisedim me prishtinasen kanë treguar se rrënjët i kanë nga Shqipëria, pra me prejardhje janë shqiptarë.
Sipas punëtores, familja e nënës së aktorit turk të njohur si “Sulltani” ka prejardhje nga Shqipëria, gjersa ka treguar se edhe familja e Sheherzades i ka rrënjët në Shqipëri.
Përveç tyre edhe dy aktorët të njohur turk, Kivanc Tatlitug dhe Baris Arduc e kanë pranuar me krenari prejardhjen e tyre shqiptare.
Ndërsa në aspektin profesional “Sheherzadja dhe Onuri” luajnë rolet kryesore në serialin “Vatamin Sensin”, xhirimet e të cilit kanë zgjatur dy vite.