Telegrafi

‘Sheherzadja’ bëhet nënë për herë të dytë

Bergüzar Korel

Aktorja e njohur turke, Bergüzar Korel, u bë nënë për herë të dytë mbrëmjen e djeshme.

Siç raportojnë mediat turke, gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është e mirë, ndërsa solli në jetë një djalë.

Po ashtu thuhet se Han është emri me të cilin e ka pagëzuar djalin, i cili lindi 3.5 kg dhe 51 cm.

Bergüzar Korel dhe familja e saj

Aktorja turke gjithashtu ka një djalë tjetër me emrin Ali, i cili ka lindur në vitin 2010.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Berguzar Korel

Korel ka kohë që ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Halit Ergenc, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Berguzar Korel dhe bashkëshorti i saj, Halit Ergenc

Dy aktorët u bënë më të njohur te publiku shqiptar me rolet e tyre në serialin “1001 Gece” dhe që nga atëherë janë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/