Telegrafi

Sheh krokodilin katër metërsh duke tërhequr lopën në ujë, peshkatari amerikan mbetet i habitur

Një peshkatar ka arritur të filmojë një skenë të pazakontë – një krokodil gjigant duke tërhequr nëpër ujë një lopë.

Kim Andersen nga Cairns po i dërgonte dy turistë në lumin Daintree, kur pa krokodilin katër metërsh duke tërhequr më dhëmbët e mprehtë një lopë, transmeton Telegrafi.

Ai tha për Daily Mail Australia, se turistët kishin mbetur të habitur kur panë lopën në dhëmbët e krokodilit gjigant.

Nuk dihet se si kjo lopë ka përfunduar “drekë” e krokodilit, por pamjet brenda pak momenteve janë bërë virale në internet. /Telegrafi/