Telegrafi

Shega, përse është e dobishme?

Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël kanë kollë dhe temperaturë. Për më tepër, përmban një sasi të madhe fitoestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe flavonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, flokë dhe thonj.
Studime të fundit mbështesin se lëngu i saj mund të mbrojë nga tumoret e lëkurës.

Shega përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Shkencëtarë amerikanë thonë se konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit.
Në fund, shkencëtarët izraelitë parashikojnë se në të ardhmen vaji dhe vera, që prodhohen nga shega, do të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit. /Telegrafi/