Deputetët të cilët përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës, vazhdojnë të jenë të pakënaqur me përfaqësimin e tyre në institucione publike.
Ata thonë se edhe pse ligji për shërbyesit civilë, konkretisht neni 11 i këtij ligji parasheh punësimin e komuniteveve deri në dhjetë për qind kjo gjë nuk po zbatohet.
Deputetët të cilët përfaqësojnë komunitetin egjiptian, boshnjak, romë e ashkali kritikojnë Qeverinë e vendit se komuniteti serb po përfaqësohet më shumë se sa komunitetet në fjalë. /Tribuna/