Site icon Telegrafi

Shefqet Krasniqi ia heq nga dora unazën e arit moderatorit, është si ‘gacë të Xhehenemit’

Hoxhë Shefqet Krasniqi ishte mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show që shfaqet çdo të diel në RTK.

Shefqet Krasniqi, me të hyrë në emision, i kërkon moderatorit të largojë unazën e arit nga dora.

“Ta kam parë edhe më parë që e mban në dorë një unazë të arit. Unazën e arit është e ndaluar me vendos një burrë. Ai që e ka një unazë të arit në dorë apo një zinxhirë ari në qafë, ai e ka një gacë të Xhehenemit në dorë apo qafë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“A pajtohesh ti që të mban një gacë në dorë”, i është drejtuar Krasniqi moderatorit Sadri Imeri, duke ia dhuruar një unazë argjendi si zëvendësim të asaj unaze të arit.

Hoxha i ka rekomanduar moderatorit që unazën e arit t’ia dhurojë gruas apo nënës.

Krasniqi më pas ka treguar tregime të profetit Muhamed në lidhje me ndalesën që iu ka bërë shokëve të tij për bartjen e unazës së arit./Telegrafi/

Exit mobile version