Site icon Telegrafi

Shefqet Krasniqi flet për Ramazanin dhe agjërimin (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, është i ftuar sonte në ora 20:30 në Debat Plus me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Ai do të flasë për fillimin e muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të vitit për myslimanët.

Në këtë muaj besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë nga agimi deri në perëndim të diellit, për të plotësuar një nga shtyllat kyçe të fesë islame.

Përveç ngrënies dhe pirjes, sipas fesë islame, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera.

Se çka është e ndaluar të bëhet gjatë këtij muaji dhe cilat janë dobitë e agjërimit, do të shpjegojë Hoxhë Shefqet Krasniqi në Debat Plus me Ermal Pandurin.

Ai po ashtu do të flasë edhe për tema të tjera aktuale në vend.

Exit mobile version